Plas keq në Big Brother, turp i madh/ Big Mama lë direkt shtëpinë…

Big Mama dhe Antonela kanë pasur një debat të ashpër në transmetim live. Kjo ka ndodhur pas videos që u transmetua për debatin e ashpër që kanë pasur gjatë javës.
Big Mama iu drejtua me fjalë të rënda Antonelës duke e quajtur pise, koti njeri e pamoralshme dhe shumë ofendime tjera.
Big Mama ka shpërthyer ndaj saj me fjalët më të rënda: Oj pise, femër. Ti je legene. Ti je idiotja më e madhe në këtë botë. E kapi prej flokësh dhe e nxjerr jashtë. Ti je e pamoralshme, të gjithë e mendojnë këtë dhe asnjë nuk ta thotë. Qepe moj gojën. Ti ke bërë famë kot. Do largohem që tani Arbana.
Ndërkohë, Arbana kërkonte ta ruante qetësinë Big Mama teksa e thirri në dhomën e rrëfimit për të disktuar. Theksojmë se, Antonela tha se Big Mama e ka sharë në gjuhën serbe.
Në vazhdimësi, Big Mama kërkoi daljen nga shtëpia. Tani pritet ardhja e saj në studio, ndërsa Arbana po iu komunikon vendimin e saj banorëve të tjerë të shtëpisë.
Por le të ndalemi pak te ajo që panë gjithë shqiptarët pak më parë. Një fjalor banal, një komunikim banal, mirë që nuk u ngritën dhe të kapeshin prej flokësh. Po spe kështu sillen “VIP”-at?!
Edhe gjatë javës këto dy banore e kanë tepruar shumë herë me fjalorin dhe sjelljen. Produksioni i ‘BBV’ duhet të bëjë shumë kujdes në përzgjedhjen e banorëve, jo kap ç’të kapësh