Teatër i madh në Big Brother Vip/ Big Mama e kishte bërë me plan të dilte sot, nuk kishte faj Antonela…

Big Mama ka lënë pak më parë ‘live’ në emision direkt shtëpinë e BBV, pas një debati shumë të fortë dhe me ofendime të mëdha me Antonelën. Kjo ka ndodhur pas videos që u transmetua për debatin e ashpër që kanë pasur gjatë javës. Big Mama iu drejtua me fjalë të rënda Antonelës duke e quajtur pise, koti njeri e pamoralshme dhe shumë ofendime tjera.

Big Mama ka shpërthyer ndaj saj me fjalët më të rënda: Oj pise, femër. Ti je legene. Ti je idiotja më e madhe në këtë botë. E kapi prej flokësh dhe e nxjerr jashtë. Ti je e pamoralshme, të gjithë e mendojnë këtë dhe asnjë nuk ta thotë. Qepe moj gojën. Ti ke bërë famë kot. Do largohem që tani Arbana.

POR, Big Mama me apo pa sherrin me Antonelën do largohej sonte nga shtëpia e BBV. Ish fituesi i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, në një lidhje live në instagram me disa nga ish-banorët e këtij edicioni, tha se Big Mama largohet pas tri javësh, që i bie sonte, 24 dhjetor.


Në një intervistë për lajmi.net , i pyetur rreth kësaj teme dhe Anaid është shprehur se ka vënë bast se ajo largohet sonte. “Po, e vumë bast live në instagram me një ish banor të “Big Brother VIP” që thoshte se Big Mama është në finale, ndërsa unë thashë që nuk rri më shumë se 3 javë. Sot, me datë 24 bëhen 3 javë që ka hy Bigu mbetet të shihet a do e fitoj bastin ”, u shpreh ai.

Ju mendoni se është thjesht rastësi? Jo, jo! S’ka si të jetë rastësi. Nga zërat që po qarkullojnë tani lart e poshtë, thuhet se Big Mama paska bërë një marrëveshje me produksionin për të qëndruar vetëm 3 javë në shtëpi dhe më pas do dilte. Sot, edhe po mos të zihej me Antonelën, Big Mama do largohej nga shtëpia, gjasme si më pak e votuara e publikut.

Sherri më Antonelën është i vërtetë, duke ditur karakterin që ka Big Mama, pasi edhe në një emision të ngjashëm disa vite më parë në Kosovë po me VIP-a, Big Mama pati probleme të rënda me disa prej tyre. Por duke qenë se e dinte që do dilte sot nga shtëpia, mendoi të zbrazej njëherë e mirë me Antonelën, të cilën s’e ka duruar dot që nga momenti i parë që ka hyrë në shtëpi.

Gjithashtu dhe reagimi i Arbanës, në momentin kur Big Mama i tha se do dilte nga shtëpia, ishte shumë ndryshe nga herët e tjera. E mbani mend me Fifin? Sa iu lut Fifit të qëndronte në shtëpi, derisa ia arriti qëllimit. Po sot, pse nuk e bëri të njëjtën gjë me Big Mamën?!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *