Donaldi e ka akoma mendjen te Bora/ Paloma bën lëmsh rrjetin me deklaratën…

Rudina Demneri apo e njohur ndryshe si Paloma, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka treguar histori të ndryshme të jetës së saj, madje ka marrë dhe një surprizë nga bashkëshorti, i cili u shfaq në intervistë dhe e puthi në buzë papritur.

Sa i përket trekëndëshit të dashurisë së formuar (Donaldi, Bora, Beatrix), sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari? Paloma: Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë.


Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’. Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë.

Pasi tregoi historinë e frikshme me bashkëshortin, ku u detyrua të lajmëronte policinë, Paloma ka rrëfyer dhe momente pasigurie gjatë martesës me producentin.

Ester Bylyku: A keni patur ndonjëherë ndonjë konflikt, ku shkak ka qenë tradhtia? Ai mbase nuk të ka tradhtuar, por ke dyshuar ti?

Paloma: Si çdo femër patjetër që e kam menduar, sepse kështu është puna e Andreit, në studio produksioni, gjatë gjithë ditës me artiste të bukura rrotull…

Patjetër që e kam menduar shumë herë, por dyshimet më të mëdha i kam patur pasi kam lindur. Isha gjithmonë ajo vajza që kujdesej për trupin, mu duk sikur u transformova, sikur nuk do kisha më vëmendje. Por Andrei ka qenë gjithmonë i rregullt.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *