Gold AG reagon pas debatit të ashpër në mes Big Mamës dhe Antonelës

Si pasojë e debatit të ashpër mes dy banoreve të Big Brother VIP, Antonelës dhe Big Mamës, kjo e fundit u largua nga shtëpia e famshme.
Kjo bëri bujë të madhe pasi moderatorja maqedonse u largua nga BB VIP si pasojë e Antonelës që i tha se e ka sharë në serbisht, derisa Big Mama e mohoi një gjë të tillë.
Në lidhje me debatin ka pasur reagime të shumta të fytyrave publike ku një pjesë e mbështesnin ish – konkurenten e “Për”puthen”, e disa Big Mamën.
Së fundi, ka reaguar edhe reperi nga Presheva, Arian Agushi i njohur për publikun me nofkën Gold AG, artisti ka postuar një imazh krahë Besianës ku e ka etiketuar dhe e ka përshkruar me një luan.