I mori këmishën Ledri Vulës, ky është reagimi i Monikës kur sheh Sarën në Big Brother VIP

Sot në Big Brother VIP mysafire ka qenë Sara Hoxha bashkë me shoqen e saj për të prezentuar produktet e saj të grimit.
Ajo ka hyrë në kuadër të lojës që Vëllai i Madh përgatiti për djemtë e shtëpisë, të cilët duhet të mësonin t’iu bëjnë grim vajzave.
Sara u prit mjaft mirë nga banorët e shtëpisë, por vlen të theksojmë reagimin e Monikës.
Teksa banorët e nguc aktoren dhe i thonë se kjo është bashkërshortja e atij që ia ke marrë këmishën.
Monika e cila nuk e njohu mirë Sarën, e mori me të qeshura dhe e përqafoi fort.
Kujtojmë se javë më parë ajo kishte marrë këmishën e Ledrit, e cila ka kushtuar hiq më pak se 600 dollarë.
Shiko videon: