Ish fituesi i Big Brother i nxjerr bojën produksionit/ Aty cdo gjë është me skenar…

Ka shumë dyshime se ekziston një skenar. ne ‘Big Brother Vip’. Ish-fituesi i “Big Brothe VIP”, Vesel Kurtishaj në një intervistë për lajmi.net ka thënë se ka një lloj skenari.

Ndër tjera, ai shtoi se situatat aty në shtëpi krijohen varësisht nga karakteret e personazheve që jetojnë brenda “Big Brother”. Po ashtu, Vesel Kurtishaj tha se nuk mund ta quan skenar por një lloj drejtimi për banorët nga produksioni.

“Një lloj skenari ka, sepse tek e fundit spektaklet live sigurisht që kanë një skenar, por përsa i përket pjesës tjetër, dmth jo pjesa e spektaklit, besoj se duke njohur me kalimin e kohës karakteret e ndryshme të personazheve që janë brenda, besoj se, bazuar në këto karaktere ndërtohen situata të ndryshme në menyrë që personazhet të kanalizohen në një formë të caktuar, dikujt t’i shpalosen vlerat me shumë, dikujt tjetër t’i dalë më në pah talenti, apo pozitiviteti, dikujt tjetër dobesia, egoizmi, cinizmi etj.

Nuk mund të them se është një skenar i mirëfilltë, sepse t’i nuk je në mendjet apo zemrat, ndjesi të 16 banorëve të ndryshem që futen aty brenda, por një lloj drejtimi, një lloj kanalizimi të situatave të caktuara ka për të të çuar ty aty ku BB do, për të dhënë herë-herë edhe një mesazh të caktuar tek e fundit, shpesh herë edhe për të ndihmuar dikë në nevojë!”, tha Kurtishaj për lajmi.net.

Ish-fituesi i “Big Brother VIP”, krahas tjerave, shprehu edhe mendimin e tij se kush do jetë fituesi i këtij edicioni, shkruan lajmi.net. Vesel Kurtishaj, tha se nuk mund ta thotë me bindje fituesin, megjithatë shprehu mendimin e tij.

“Nuk mund të them me bindje se kush do ta fitojë, por mund të them sipas këndvështrimit tim se kush mendoj unë se e meriton dhe në bazë të vlerësimeve dhe arsyeve që dhashë më lartë mendoj se e meriton dhe shpresoj shumë t’a fitojë Donaldi!”, tha ai për lajmi.net.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *