Na mbetën sytë atje dje/ Nuk do ta besoni se sa kushtojnë këpucët e Arbanës…

Këpucët me platformë janë zyrtarisht trend… sërish! Ia pamë Dua Lipës në pasarelën e ‘Versace’, e pastaj edhe Lady Gaga, Ariana Grande, Olivio Rodriguez, i veshën në mënyrat e tyre. Së fundmi, ia pamë edhe Lori Hoxhës, teksa ajo vizitonte Parisin.

Ndërkohë dje, një palë të tilla ia pamë Arbana Osmanit, në spektaklin special të “Big Brother VIP”, ku u festuan për herë të parë Krishtlindjet.

Arbana kishte zgjedhur t’i vishte me një fustan bardh e zi. Mirëpo ndjekësve nuk iu ka shpëtuar çmimi i tyre. Faqja “Albanian Street Style” ka treguar se kushtojnë plot 1100$, dhe janë Valentino Garavani. /News31

Në vigjilje të Krishtlindjeve mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar nga moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani.

Ajo ka hyrë brenda në shtëpi pas përfundimit të spektaklit duke u çuar një pije dhe një dhuratë që do të shpëtonte vetëm dy prej banorëve.

Brenda një kutie, Arbana çoi bileta për secilin banor, por në vetëm dy prej tyre do të ketë bileta kthimi. Pra, dy banorët me fat, në rast se votohen nga publiku për të dalë nga shtëpia, do të jetë bileta ajo që do i kthejë sërish brenda.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *