Beatrixi ja thotë në sy Sarës/ Donaldi më ka hedhur poshtë për ty: U bë xheloze apo…

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix duket se është lëkundur paksa. Fill pas spektaklit të së premtes, këngëtarja bisedoi me Donaldin duke u shprehur se ai po i kthehet keq, e nuk i jep vëmendjen që ajo kërkon, siç vetë ai e ka mësuar.

Ndërkohë duket se shkak i këtij diskutimi është bërë Sarah. Teksa mbrëmjen e djeshme po bisedonin në oborr Beatrix përsëriti edhe një herë para të tjerve se do vëmendje nga aktori.

Por, Sarah i tha se ai i ka dhënë të gjithë vëmendjen dhe në këtë moment Beatrix ka bërë një deklaratë të papritur për blogeren.

“Desh më hoqi q afe për ty. Me atë gocën nuk ke shanse më tha.Më hodhi përt okë ta dish. Më hodhi përt oke mua për ty! Tregoi!”- tha Beatrix teksa Donaldi u shpreh se thjesht i kërkoi mos t’i flasë keq Sarës.

Kujtojmë se ata i referohen përplasjes që dy vajzat patë ditën e premte kur teksa po mësonin disa lëvizje kërcimi, Sara i tha Beatrixit “Trix mos ec shumë para”. Mirëpo, këngëtarja shpërtheu e revoltuar dhe iu kthye me të bërtitura:

“Moj ti Sara, a do shohësh çdo lëvizje timen? E kam bezdi, je duke ma thënë 10 herë. I di shumë mirë lëvizjet. Uaaa!”. Vlen të theksohet se Donaldi ka një marrëdhënie shumë të mirë me Sarah dhe kalojnë shumë kohë bashkë. /News31

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.