“Hyrja e Romeos, prishi raportin Donald – Beatrix”, flet ish-konkurrenti i “BBV”

Trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix vazhdon ende të mbetet një nga diskutimet më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, aq më tepër që tani vihet re një krizë midis Donaldit dhe Trixës.

I ftuar në emisionin “Fun Club”, ish-konkurrenti Ardit Çuni ka dhënë mendimin e tij për këtë temë:

“Shpresoj që Trixa mos të jetë personi që do lëndohet, mos të dali e lënduara në këtë histori nuk po them që Donaldi po e bën kastile ose po e bën me një qëllim të caktuar sepse s’ka diskutim që Donaldi e ka humbur deri diku atë orientimim dhe po bën gjëra realisht si po i ndjen në moment, pa e menduar sa do të ndikojë te finalja e tij, çmimi i tij, e shumë të tjera.”– ka thënë ai.

Dojna: “Mendon që Donaldi e ka shkëputur komplet fokusin nga loja dhe po jeton emocionet e tij?”

“Nuk mendoj që po e bën me qëllim, nuk mendoj që Donaldi po i ndjek më qëllimet nëse në fillim Donaldi hyri dhe e dinte qëllimin dhe që çmimi është aty, tani nuk mendoj më që e ka atë gjënë si kryesore, e ka humbur pak orientimin drejt çmimit ama shikoj krisje në marrëdhënien e tyre, siç pritej nga publiku.

Donaldi është distancuar, arsyet nuk di të t’i them se nuk jetoj në shtëpi më, por ndoshta që nga momenti që takoi Romeon, do të thoja që nëse ka marrë një mesazh që të distancohet dhe të veprojë menjëherë të nesërmen, del i dobët nga të dyja anët.”- ka theksuar ish-konkurrenti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *