I thotë Borës të Dua ashtu/ Zgjidhet misteri i shenjës që bën Donaldi brenda shtëpisë së Big Brother: Ja me kë e ka…

Donald Veshaj është një ndër konkurrentët më të përfolur të shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Mirëpo gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ai është parë herë pas here teksa ka bërë një simbol me duar, të cilin askush nuk e dinte se çfarë i referohej.

Aludime të shumta kanë qenë me faktin se kjo shenjë mund të kishte lidhje me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.


Nga ana tjetër, mbrëmjen e djeshme, vëllai i tij binjak Romeo Veshaj, ka publikuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”. Në story-in e tij, ai ka fotografuar dorën e tij, ku ka bërë një simbol me dorë, të njëjtë me atë të shumëpërfolur të Donaldit.

Tashmë, është kuptuar që kjo është një shenjë mes vëllezërve binjakë, të cilët kanë gjetur mënyrën e komunikimit me njeri-tjetrin, me anë të gjuhës së shenjave.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *