Kënga e saj bëri namin/ Fifi tregon me lot në sy historinë që fshihet pas kenges Diell…

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është mbajtur një koncert për Krishtlindje. Në mesin e artistëve që kanë performuar në “Sheshin Skënderbej” ishte edhe Fifi. Përmes një postimi në Instagram, krijuesja e hitit “Marova” e ka quajtur këtë performancë dhe publikun që ishin nga afër për ta përcjell, si fitorja më e madhe.

Gjatë performancës së saj, Fifi u përlot në skenë dhe tregoi përjetimet e saj për kohën kur shkroi këngën “Diell” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë i thyer. Edhe shumë e lënduar. Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar.”- tha Fifi.

“Diell” është një nga refrenet e momentit dhe numëron 10.2 milionë klikime. Madje, edhe kryeministri Edi Rama ka postuar video me këtë këngë.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.