Semi shkon në Përputhen/ Nuk do ta besoni c’ka thënë për Donaldin…

E ftuara speciale mbrëmjen e sotme në “Përputhen” ishte këngëtarja e njohur, Semi dhe njëkohësisht mikesha e ngushtë e Bora Zemanit.
Më tej Semi i dha dhe një mesazh, i cili u duk i lidhur me historinë e Borës me aktorin Donald Veshaj.
“Je një dritë dielli për mua! Vazhdo të jesh kështu shpirt i bardhë, e bukur dhe nga brenda dhe nga jashtë. Jeta është shumë e shkurtër dhe duhen jetuar të gjitha momentet, qoftë ato të trishtat që ndonjëherë të mërzisin, po pas një çike e kupton që thjesht bëhesh më e fortë”, i tha Semi.
Të dyja vajzat treguan se kanë patur edhe ato zënkat e tyre, që ndonjëherë kishin zgjatur deri në një muaj, nga kokëfortësia e të dyjave. “Ti je krahu im i djathtë i sigurt”, tha Bora, që tregoi se edhe ajo ka pasiguritë e veta.
Kohët e fundit, Semi tregoi se i jep disa këshilla moderatores, edhe pas ditëve të vështira. Edhe kur e pyesin sesi është Bora, ajo këmbënguli se është mirë, e s’ka asgjë që të mos jetë mirë.
Këngëtarja tha se nuk kishte kritika për mikeshën e saj, sa i përket karakterit, ndërsa për pamjen po, siç bëjnë shoqet. Në fund, ato treguan se janë gjithmonë aty për njëra-tjetrën., por e mbyllën me një surprizë për të gjithë. Ato kënduan këngën e famshme “Hallelujah”, duke iu dhuruar të gjithëve emocione shumë të bukura!