Na emocionoi/ Arbana Osmani publikon foton më të bukur të këtij viti dhe të gjithë do e pëlqeni

Arbana Osmani, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, u bë nënë e një tjetër djali një vit më parë. Diell ishte fryt i dashurisë së ikonës së ekranit me regjisorin Eduart Grishaj, me të cilin është njohur në ambientet e punës. Eduarti ka një lidhje të ngushtë dhe me djalin e madh të Arbanës, Jonit.

Këtë e ka treguar së fundmi dhe Arbana me një postim që ka bërë në Instastory. Duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej ndjekësve, se cila është fotoja e preferuar për këtë vit që po lëmë pas, Arbana i është përgjigjur me një moment ku shihet partneri i saj me Jonin dhe Diellin. “4 Janar 2021” ka shkruar ajo krahas fotos.

Me disa foto dhe video nga shtëpia e fëmijës, Arbana Osmani ka zbuluar nismën e këtij fundviti, të realizuar për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të vegjël në nevojë. Moderatorja ka dërguar atje së bashku me Eduardin, Jonin dhe mbesën, Kenzën shumë kuti dhuratash.

“Këtë mëngjes, në shtëpinë e foshnjes “Hana dhe Rozafa” për të takuar fëmijë të mrekullueshëm që kanë nevojë për dashuri e përqafime çdo ditë”, ka shkruar Arbana.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *