Pasi ja nxinë jetën/ Big Brother do t’i bëjë Beatrix surprizën më të madhe ndonjëherë në histori

Mbrëmë është mbajtur në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Festivalit të Këngës” ku artistët kanë prezantuar këngët e tyre. Teksa mbrëmjen e sotme do zhvillohet nata e dytë e më 29 dhjetor mbahet finalja.
Kryefjala.com shkruan se do të bëhet lidhje direkte nga “Big Brother VIP” me Festivalin dhe shkak është bërë Beatrix.
Këngëtarja do të shkojë në llozhën e Pallatit të Kongreseve për të dëgjuar performancen e vëllait të saj Albanit, që është një nga favoritët kryesorë për të fituar vendin e parë.
Ky i fundit konkurron me këngën “Theje” që është pëlqyer shumë nga publiku dhe shihet si një nga pretendentët për të shkuar në “Eurovizion”.
Në shtëpinë e “Big Brother” është luajtur disa herë kjo këngë dhe Beatrix është emocionuar shumë. Mezi po presim të shohim se si do reagojë ajo mbrëmjen e nesërme kur të përballet me këtë surprizë kaq të bukur.