Produksioni i Big Brother VIP ia huq, shton dyshimet se dalja e një banori sonte është e planifikuar

Sonte është spektakli i radhës i BBV-së, ku tre banorë janë të nominuar.

Iliri, Meridiani dhe Antonela janë në nominim, dhe njëri nga të tre sonte lë shtëpinë, banorja e fundit që u largua ishte Big Mama e cila bëri bujë me daljes e saj pasi lajmi.net i pari kishte raportuar se dalja e saj ishte e planifikuar dhe marrëveshje mes Big-ut dhe produksionit.

Këto dilema u vërtetuan dhe Big Mama la shtëpinë pas një debati të ashpër me Antonelën, dhe produksioni nuk insistoi që ajo të mos dilte sikur pati bërë për Fifin, por dyshimet se produksioni vendos vet për daljen e banore po shtohen cdo ditë e më shumë.

Ditën e djeshme është publikuar promoja e emisionit ku zbuloi se Antonela do të hap kutinë e “Pandorës” e cila zakonisht bëhet në fund të programit.

Kjo bëri që shumë ndjekës të këtij programi të dyshojnë se Antonela nuk largohet sonte nga “BBV” madje kjo është publikuar edhe në Instagramin e blogger-it, Olti Currit.

Hapja e kutisë së Pandorës bëhet në fund të programit dhe kjo ka bërë të dyshohet se produksioni nuk do e nxjerr Antonelën jashtë./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *