Trixa i merr hakun Monikës/ Nuk do ta besoni cfarë i ka bërë Donaldit…

Drejtësia duket se u vendos në vend. Donaldi ka qenë banori i cili me rrengjet e tij ka arritur të trembë thuajse të gjithë banorët.

Momentet që ai ka shkaktuar kanë qenë tepër qësharake duke shkrirë gazit të gjithë shtëpinë. Jo të pakta kanë qenë herët kur ata janë përpjekur të marrin hak por pa rezultat.

Ka qenë Beatrix ajo që duket se më në fund ka çuar në vend dëshirën e shumicës prej banorëve. Teksa Donaldi po bisedonte në dhomën e ndenjes, ishte Beatrix e cila duke u zvarritur i afrohet karriges së tij.

Menjëherë sapo e kuptoi çfarë po ndodhte, Donaldi ktheu kokën duke u trembur dukshëm nga situata që pa. “Ua sa më ke trembur, kujtova se po ndizje ndonjë çakmak”,- tha ai pas situatës ankthioze. SHIKO VIDEON

Monika Lubonja e ka “ngrënë” sërish. Edhe pse Dj PM është larguar, të tjera banorë të shtëpisë së Bg Brother vazhdojnë ta trembin.

Këtë herë e kishin bërë në bashkëpunim dhe në videon e publikuar Monikës i thuhet se ka një dhuratë nga të gjithë, por më shumë nga Beniada.

Aktorja e njohur mori letrën në dorë, ndërkohë që i kërkojnë ta hapë atë e ta lexojë. Nuk shikohet se çfarë i kishin futur në të, por Monika ka bërtitur aq shumë sa me siguri e kanë dëgjuar deri në Zog të Zi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *