Big Mama zbulon çfarë ndodhi në parukeri me Antonelën: Erdhi të më ngacmonte por…

Pavarësisht debatit me tone të ashpra me Antonelën, Big Mama tregon se i kalon gjërat me të qeshur.

Ndonëse nuk është bërë pishman për asgjë, thotë se me Antonelën është takuar mbrëmë pasi la shtëpinë e Big Brother VIP. Por pak minuta para se të shkonte në programin “Ftesë në 5”, zbuloi se ishin takuar në parukeri ku ka marrë një ngacmim prej Antonelës por e ka kaluar me të qeshur.

Big Mama: U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet. Nuk jam ndikuar aspak. Dje u ndjeva pak mirë me thënë të drejtën. Për daljen nuk jam penduar, më vjen pak keq por nuk jam person që përlahen dhe nesër përqafohen. Nuk banoj dot me një njeri që nuk flas. Për gjëra koti ziheshin. Mund t’i dirigjosh pak kokën dhe nervat e tua, sic bëra unë 20 ditë. Ka të bëjë me karakterin tim që nuk e kam gjetur shumë veten brenda.

Bieta Sulo: Personi i parë që ke folur kur ke dalë nga shtëpia?

Big Mama: Kam takuar Festimin dhe Andin. Pastaj kur kam hapur telefonin, mu bombardua dhe mbi 5 mijë e 6 mijë mesazhe që nuk i kam hapur. Rreth 8% kundërshtojnë. Edhe 30% po të më mbështesnin, do isha e kënaqur. Nuk kam qenë këngëtare që të prodhoj çdo muaj hite dhe kur më pyesin cili është çelësi i suksesit them mirësia e dashuria që e jap kudo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *