Ish e dashura e Romeos ka disa fjalë për ata që e quajnë Donaldin tradhtar

Ish e dashura e aktorit, Romeo Veshaj, Aleksia Peleshi është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Ndërsa, së fundmi ajo ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku mes shumë pyetjesh nuk kanë munguar edhe ato për Donaldin, binjakun e ish të dashurit.

Njëri nga ndjekësit e saj e ka kritikuar aktorin duke e cilësuar si “tradhtar”, referuar marrëdhënies së tij me moderatoren, Bora Zemani dhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar eshtë kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe”, është përgjigjur Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.