Na kishte ikur ky moment/ Donaldi paska qarë me lot dje për Beatrixën…

“Vëllai i Madh”, mbrëmë i ka bërë një befasi këngëtares, Beatrix Ramosaj, e cila kishte mundësinë ta shikojë Alban Ramosaj duke performuar live gjë e cila ishte edhe dëshira e saj më e madhe.

Këngëtari ka interpretuar projektin e tij muzikor “Theje”, në Festivalin e 60-të të RTSH-së teksa Beatrix e ka percjellur si publik duke i dhënë përkrahje.

Ndërkohë, banorët brenda shtëpisë e kanë parë gjithë ngjarjen ku takimi i Beatrix me Albanin dhe nënën e tij e ka emocionuar Donaldin derisa edhe është përlotur.SHIKO VIDEON


Nderkohe, gjesti që bën Donaldi me duart e tij është komentuar nga të gjithë. Të shumta janë rastet kur Donaldi ka shoqëruar disa veprime të tij me një simbol të veçantë.

Në mediat sociale është komentuar se ky gjest mund të jetë edhe një sinjal për t’i dërguar një mesazh moderatores Bora Zemani. Në spektaklin e djeshëm Donaldi shoi njëherë e mirë zërat dhe aludimet duke sqaruar se i gjithë veprimi lidhet me ‘’Spiderman’’, personazh shumë i preferuar për të.

‘’Tani po e kuptoj përmasat që ka marrë ky format, unë jam adhurues i filmave ‘Marvel’ dhe ‘Spiderman’ është personazh shumë i dashur për mua’’,- sqaroi ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *