
Uaaa lanë nam/ Donaldi dhe Beatrix i kërkuan Arbanës të kalonin natën në suitë, vëmendjen e të gjithëve e mori reagimi epik i Semit

Shtëpisë së “Big Brother” i është shtuar një ambient i ri luksoz, një suitë që do të munden ta shijojnë vetëm dy persona.
anorët vendosën të qëndrojnë me rradhë në suitë dhe natën e sotme atë do ta shijojnë Monika dhe Arjola. Disa prej banorëve insistuan që në suitë të qëndrojnë Donaldi e Trixa meqë janë çift, por Trixa nuk pranoi.
Banorët e Big Brother VIP po diskutonin mbrëmjen e djeshme se cili nga çiftet do të kalonte natën në suitën e re që u shtua në shtëpi.
Teksa po flitej që në atë dhomë të futej Donaldi dhe Beatrix, reagimi i Semit ishte ajo që mori vëmendjen e publikut dhe u bë viral.
Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, Semi, u duk sikur u neverit nga gjithë ajo situatë që po ndodhte mes çiftit dhe reagoi krejt spontanisht me një mimikë që s’ka nevojë për fjalë.