Cifti më në krizë në ekran/ Donaldi kapet keq me Beatrix: Çfarë fëmije je ti moj?

Donaldi dhe Beatrix para pak javësh ishin çifti më i lumtur dhe i dashuruar që mund të kishit parë ndonjëherë në ekranet shqiptare. Në çdo moment dyshja ishte bashkë dhe nuk mungonin puthjet, përqafimet dhe prekjet e vazhdueshme mes tyre.

Por këto kohët e fundit gjërat mes tyre kanë ndryshuar dhe puthjet e përqafimet tani ia kanë lënë vendin debateve, hatërmbetjeve dhe tensioneve mes tyre.

Prej disa ditësh ata janë shfaqur paksa të largët me njëri-tjetrin dhe kjo sa vjen e përforcohet me hatërmbetjet që kanë. Teksa ishin në oborr, banorët po diskutonin listën e këngëve të Beatrixit.

Në një moment Donaldi i tha me shaka Beatrixës se dëshiron të dëgjojë vetë këngë labe, por Trixa nuk e mori mirë këtë që tha dhe grisi letrën ku po shkruante këngët e saj. Pas kësaj Donaldi e ka krahasuar Trixën me një fëmijë që merr inat.

Donaldi: Mos mbaj inat që të shkrojta këngë italiane, ti do dëgjosh vetëm këngë labe.

Beatrixi: Doja të isha në botën time. Vazhdo dëgjoji këngët e tua( gris listën)

Donaldi: Pse bën kështu, çfarë fëmije je ti moj? Pse e merr me rëndësi?

Beatrixi nervozohet me Donaldin: Çfarë fëmije je ti moj?

Beatrixi; Se muzika është bota ime.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.