Plas prapë sherri mes Beatrix dhe Donaldit/ Ajo tërbohet keq: Gris me Inat…

Mbrëmjen e djeshme teksa po qëndronin në oborr, Beatrix u acarua me Donaldin duke i thënë atij se ai nuk dëshiron të njohë botën e saj dhe për këtë arsye grisi dhe kartonin që kishte shkruar disa nga këngët e saj të preferuara.

“Për çfarë e grise këtë?”, e pyeti Donaldi. “Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix.

“Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, i tha Donaldi. “E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, tha Beatrix e acaruar.


Beatrixa mbrëmë u surprizua nga ‘Vëllai i Madh’, ku pa live performancën e vëllait të saj Albanit në Festivalin e Këngës në RTSH-së. E pas kësaj ajo është kthyer sërish në shtëpinë e BBV-së.

Gjithashtu ajo ka vazhduar rutinën e saj në shtëpi. Kohëve të fundit ajo është ‘llastuat’ dhe po i shtonë kërkesat e saj për Donaldin.

Duke qeshur ajo i ka numëruar dëshirat e saj që i kërkonte Donaldit të ia plotësonte. Ajo gjithashtu e sqaroi se ka dëshirë të trajtohet si një princeshë.

Në anën tjetër Donaldi nuk ka folur fare vetëm e ka shikuar Beatrixën dhe ka lëvizur kokën në anën tjetër. Beatrixa dhe Donaldi po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre brenda.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *