“Pse bën si fëmijë?”, agravon debati mes Beatrixës dhe Donaldit

Donald dhe Beatrix kanë patur së fundmi ulje-ngritje në lidhjen e tyre, këngëtarja ka shprehur gjatë javës se ai nuk i jep vëmendje si në fillim, ndërsa aktori ka treguar se nuk e merr seriozisht sepse e di që asaj i pëlqen të përkëdhelet.

Por diskutimet ka patur vazhdimisht, edhe për gjëra të vogla në dukje.


Kështu ndodhi edhe disa orë më parë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit ‘botën e saj’ duke i shkruar partnerit një listë me këngët e saj të preferuara, mirëpo, ajo është mërzitur kur Donaldi ka ndërhyrë në këtë playlistë duke i kërkuar të shtojë këngë.

Kështu, ajo e ka grisur kartonin e nervozuar dhe është larguar nga ai, veprim që nuk i pëlqeu aspak Donaldit, madje e konsideroi veprim fëmijësh.

Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe, mirëpo, Beatrix e zhgënjyer tha se nuk e ka shumë tek pjesa e botës, sesa tek reagimi i Donaldit, që ishte tepër i nervozuar.

Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënk, ashtu si çiftet e vërteta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *