Shkallojnë Monika dhe Arjola/ Njëra zhvishet dhe i hipën sipër, tjetra e lag me shampanjë

Të parat që e kanë shijuar luksin në suitën luksoze në BBV janë aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, por prisni nuk mbaron me kaq!
Kjo e fundit ka marrë shampanjën në dorë dhe ka nisur të lagë Monikën, e cila duket se po e shijon së tepërmi qëndrimin në suitë, ndërsa sonte presim që një tjetër çift të mund të shijojnë këtë ambient luksoz.
Pak më vonë, teksa të dyja po laheshin në vaskë te dhoma e tyre kanë shkuar edhe Iliri dhe Meridiani, të cilët ndihmuan ata që të dilnin nga aty. Por fillimisht edhe ata të dy kërcyen e dhanë shfaqje për publikun.
Nderkohe, Monika dhe Arjola janë futur brenda në vaskë, duke shijuar hidro-masazhin që të dhuron ‘Jacuzzi’ dhe me një gotë shampanjë në dorë.
Dy aktoret nisin të qeshin e të flasin dhe Lubonja falenderon Arban Osmanin për këtë dhuratë speciale, ndërkohë që vihet re se është në gjendje të dehur