Ç’po ndodh mes Beatrix dhe Donaldit? Këngëtarja e trishtuar: Ruaju gjithë jetën unë e në fund…

Situata e krijuar mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt prej disa ditësh, për shkak të blogeres Sarah Berisha është diskutuar edhe gjatë spektaklit të 1 Janarit me banorët e tjerë, por kjo gjë i ka dhënë bezdi këngëtares.

Mesa duket pas spektaklit Beatrix është ndjerë keq dhe është ulur ta diskutojë me Donaldin këtë çështje, duke i kërkuar atij të mos e vazhdojë më si temë diskutimi me banorët e tjerë faktin që është shprehur se e ka në mbrojtje Sarën, ndërkohë në këtë bisedë kanë dalë në pah edhe pakënaqësi të këngëtares të krijuara nga sjellja e aktorit, ajo mes të tjerash i thotë që “më ke shtrydhur”.

“Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur”,-i tha Beatrix.

“Për çfarë të kam shtrydhur?”, e pyeti Donaldi.

“Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme, sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur,e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di,pastaj thon njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”,-u shpreh Beatrix.

Ndërkohë Beatrix duket e trishtuar në një moment tjetër kur pranë tyre ndodhet edhe DJ Dagz dhe shprehet se jashtë shtëpisë së BBV, i është dukur se nuk ka dalë mirë në sy të publikut.

“E rëndësishmne është me jetu jetën cdo ditë si ta ndjesh se ruju gjithë jetën e në fund prapë së prapë  se lirohesh, lodhu gjithë jetën unë rri, ruju, ruju tani dal si dal edhe hajt, nuk mu duk sikur kam dal shumë mirë, më rroftë, më rrofshin të gjitha një e nga një.”

“Për komentet? E ke shumë gabim për Zotin”, i thotë DJ Dagz.

Beatrix: E ke diskutu këtu ka dalë e në prime do dalë sic doli.

Donald: Po mirë a të dhashë të drejtë ty?

Beatrix: Po më dhe të drejtë

Donald: Ka nevojë të japë të drejtë njeri tjetër në këtë shtëpi për situatën që ka të bëjë me ne të dy?

Beatrix: Po nuk është e thënë që duhet të bësh shaka me atë gjënë gjthë ditën.

Donald: Okej s’po bëja shaka ishte Beniada që më shkeli syrin pastaj po flisnim.

Beatrix: Po shumë shaka gjithë kohes shumë bukur….Prandaj jam me ty.

Beatrix: Jo nuk dua ta lëmë si muhabet shiko unë e ti jemi shumë okej por mënyra si u tha këta do e diskutojnë e do e shfrytëzojnë.

Beatrix: Po po pse po e diskuton prap pra?

Donald: Po hapet, është mendimi im ai në fund pse e merr për keq ti ?

Beatrix: Herës tjetër do bërtas që të dëgjohem.

Donald: Jo jo s’dua të bërtasësh unë e kuptoj që ti i shikon njerëzit pa të keq, thjesht dua të kuptoj ku duan të dalin kupton kaq ka të bëjë me ty e..

Beatrix: Fol tamam të lutem do jap mendimin tim e thashë, nuk ndikohem pikë.

Donald: Cfarë raporti ke ti me Sarën nuk më intereson fare të betohem.

Beatrix: Shyqyr më në fund shumë mirë.

Donald: Pse e vë në diskutim?

Beatrix: Përdërisa 1,2 ,3 tre herë më kë shtrydh s’më ke lënë

Donald: Të kam shtrydh? Ku të kam shtrydh moj? Ça të kam shtrydh?

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *