Lindi në avion, 20-vjeçarja e braktis foshnjën në koshin e tualetit

Një 20-vjeçare nga Madagaskari ka braktisur djalin e saj të porsalindur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni. Foshnja u gjet nga stafi i aeroportit në Mauritius, ndërsa 20-vjeçarja u arrestua nga policia.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seeëoosagur Ramgoolam më 1 janar. Kanë qenë oficerët e aeroportit të cilat kanë evidentuar foshnjën, kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.

Ata vunë re se kishte një letër higjienike të lyer me gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim. Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja e cila sapo kishte siguruar një leje pune 2-vjeçare pritet të merret në pyetje sapo të dalë nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e të porsalindurve.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.