Pse Memli Krasniqi hoqi dorë nga muzika?

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar pse kishte hequr dorë nga muzika dhe u kyç në më pas në politikë.

Në një intervistë ekskluzive, drejtuesi i njëriës nga partitë më të mëdha në vend, tha se nuk ka pasur arsye të veçantë, por ka qenë një ndryshim i natyrshëm i prioriteteve të tij.

“Nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë, por thjeshtë ka qenë një ndryshim i natyrshëm i prioriteteve, në kohën kur e kam pasivizuar angazhimin tim në muzikë, unë kam qenë duke i kryer studimet postdiplomike në Angli, pastaj kam qenë i angazhuar politikisht me aktivitetet e mia në Partinë Demokratike të Kosovës dhe duke pasur kohë më pak për muzikë, gradualisht ky pasivizim është bërë final”, tha Krasniqi.

Mes tjerash, ish-reperi i grupit “Ritmi i Rrugës”, në rrëfimin e tij të veçantë, tha se politika nuk ka qenë zgjedhje e tij si zëvendësim i muzikës, pasi siç tha ai, është marrë me politikë edhe kur ka qenë aktiv në muzikë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.