Tre banor të rinj të martën në Big Brother VIP, ndër ta edhe moderatorja e RTK-së Egzona Rafuna

Spektakli i shumë shikuar Big Brother VIP, u ka kumtuar tashmë banorëve lajmin për shtyerjen e natës finale deri më 18 shkurt.

Me premtimin për 10 mijë euro të ndara për secilin finalist, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se i kanë thënë “Po” kësaj oferte për shtyrjen e programit.

E duke qenë se spektakli po zgjatet, tre banorë të rinj do të futen të martën për t’u bërë pjesë e aventurës së madhe.

Telegrafi ka arritur të mësojë ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë spektaklit se në shtëpi do të futen një moderatore, një model dhe një kampion tenisi.

Moderatorja e cila do t’i bashkohet Big Brother VIP është Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo ka qenë pjesë e disa formate televizive, teksa njohja më e madhe vjen nga moderimi i emisionit “N’Za”, i cili është një program javor i RTK-së.

Të njëjtat burime i kanë thënë Telegrafit se tenisti që do të futet në shtëpinë e BBV është Genajd Shypheja.

Ndërkohë, shtyrja e Big Brother VIP u njoftua në mbrëmjen festive të 1 janarit, për shkak të suksesit të madh që ka shënuar formati në mbarë trevat shqiptare.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.