I dhanë Donaldit informacion për Borën/ Vëllai i madh u sjell zarf të zi dy banorëve…

Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në banesën e “Big Brother VIP”, duke mbajtur një paralajmërim për banorët. Njëri prej tyre ka ndarë informacione tendencioze nga jashtë, por nuk i ka shpëtuar syrit të “Vëllait të Madh”.

E për këtë gjë e pret një dënim, që mund të jetë përjashtim direkt natën e nesërme të spektaklit, ose me shumë mundësi do dali direkt në nominim.

“Banorë, Vëllai i madh ka vendosur që të dënojë një prej jush për shkak se ka thyer një prej rregullave kryesore që është dhënia e informacioneve nga jashtë. Për më tepër informacioneve tendencioze. Se cili është banori do të zbulohet nesër,”-shkruhet në zarfin e zi.

Nderkohe, Arbana Osmani tregoi për Open ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas.E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP.

“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo.

Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses? Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi. Arbana ka dhe një lajm ekskluziv për Open dhe teleshikuesit: Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.