Beatrixi tha më bëri për krevat/ Donaldi tregon cfarë ndodhi te suita mes tyre…

Sot, çifti më i ri i showbizit, aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj festojnë një mujorin e lidhjes së tyre.

Të pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani, ata janë shprehur shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Ndërkohë, ajo ka insistuar më tej lidhur me natën që kaluan në suitë së bashku.

“Si shkoi te suita?”,e pyeti ajo. “Realisht aty kam fjetur gjumin më të gjatë në jetën time, ndryshon ambient edhe fakti që ke një jakuzzi në dhomë. Për mua ishte një ditë shumë e bukur dhe ishte një super surprizë”, u shpreh Donaldi.

Si çift, Trixa është ajo që gjithmonë kërkon më shumë vëmendje nga Donaldi dhe sipas saj, ai nuk po ia kthen të njejtën.

Ajo sonte ka marrë akuza nga dy opinionistët të cilët e pyetën se cila është arsyeja që Trixa është në Big Brother, Donaldi apo loja, pasi u shprehën se deri tani ajo nuk ka bërë asgjë në shtëpi përveç lidhjes me Donaldin.

Pas kësaj këngëtarja ka deklaruar se nëse mendojnë ashtu ata dhe publiku, ajo do të largohet sonte. Mbetet per t’u pare se cfare do te beje Triksa.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *