Reagimi i Sarah pas eliminimit nga shtëpia e famshme

Sarah Berisha ishte e eleminuara e radhës nga shtëpia e famshme, ajo gjithashtu hapi biletën në studio dhe ishte vetëm vajtje.

“Pak a shumë këtë rezultat e prisja, pavarësisht se nuk isha gati Dagz doli më i preferuar se Antonela para disa javësh, ka një histori me Einxhel, ai ka për të dhënë aty brenda dhe jam shumë e lumtur që vazhdon aty”,- tha Sarah.

Opinionistët gjithashtu folën për rrugëtimin e saj.

Balina: Sara solli modelin e një vajze të mirë, të çiltër në fillim u duke pasive, hyrja e PM-it të dha dorë tani nga fundi ishte shumë më prezente, gjithsesi gjëra të bukura të presin jashtë.

Arbër: Kohët e fundit pashë që ndërhyje pak kot, në disa muhabete. Shyqyr që dole se Pajtimi mezi po të priste.

Sara kur pa klipin e saj më pas u përlot dhe shfaqi emocione.

“Nuk jam pishman për asgjë, nuk është fundi i botës e di, por më rriti shumë ky format eshtë eksperienca më e bukur e jetës sime, shpresoj të jetë një trampolinë për karrierën time dhe për dëshirat e mia.

Dagzi më thotë që jam e vetmja konkurrente që kam fituar më shumë nga Big Brother-i”,- tha blogerja Sarah Berisha.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *