Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj shoëbizin në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram.
I pari ka dalë Elvis Naçi, i cili këtë vit si disa të fundit fokusin e ka vendosur në evente bamirësie dhe shumë punë dedikuar njerëzve në nevojë. Nga ana tjetër intervistat dhe deklaratat e tij që lidhen me fenë dhe ndërgjegjësimin kanë marrë shpesh vëmendje.
Capital T këtë vit ka numëruar një sërë suksesesh muzikore, ndërsa Arbana që prej fillimit të Big Brother, por edhe më herët me “Dua të të bëj të lumtur”, ka fituar zemrën e audiencës, e cila vetëm rritet.