“I kishe krahët e ngrohta” nis debati midis Ilirit dhe Donaldit

“Vëllai i Madh” u dha banorëve një detyrë në kuadër të provës javore, ku duhet të improvizonin programet e televizionit “Top Channel”.

Mirëpo emisioni i Ilir Shaqirit dhe Meridian Ramçajt duket se e ka revoltuar Donaldin, dyshja improvizuan emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare” sipas menyrës së tyre dhe si temë të diskutimit kishin zgjedhur nominimet që bëri Donaldi në spektaklin e fundit, ata zhvilluan një dialog mes njëri-tjetrit ku vunë në dyshim nëse zgjedhja e aktorit ishte me mendje apo me zemër.

Iliri: Nominimet këto ditë kanë qenë “mendo si them unë por mos bëj si bëj unë.”

Meridiani: Mbi të gjitha të jesh i drejtë! Të vendosësh me zemër dhe jo për lojë!

Iliri: Kur zemra është aq e madhe sa nuk i nxë të gjithë si i bëhet?

Donaldi nuk e ka pritur mirë ironin e dy konkurrentëve dhe i revoltuar ka shpjeguar arsyet e nominimit të tij.

“ Nominimet bëhen me zemër apo me mendim ku do të dalësh ti ma analizon dot? Të ishte për mendim unë s’fusja fare veten time në nominim, të ishte për mendim unë fusja dikë që ishte i dobët aty dhe fakti që e kam çuar, e kam konsideruar, dhe fakti që unë kam futur edhe veten time aty kam thënë  të gjithëve.

Edhe Ilirin se dua të dal tek për tek, sepse atë ditë që i kishte krahët e ngrohta tha dua të dal në nominim me Donaldin, te thojë çfarë të dojë, njerëzit ruajnë fytyrën e vet, dhe Ilir ajo s’ishte humor, ajo ishte të vjellësh vrer vëlla dhe s’është ironi as sarkazëm.”– u shpreh aktori.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.