Rihanna po martohet dhe ja dëshmitë!

Rihanna dhe ASAP Rocky thuhet se do martohen këtë vit të ri që sapo hyri, ata e festuan Vitin e Ri së bashku në Barbados dhe sipas burimeve të afërta 2022-shi mund të jetë viti që ata do të thonë: “Pranoj”.
Një burim i afërt me Rihannan tha për “HollywoodLife” se është vetëm çështje kohe para se ASAP t’i propozojë.
“Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të, ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët, ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë”, zbuloi burimi.
Rihanna dhe Rocky janë bashkë (publikisht) prej janarit 2020 dhe që atëherë ata janë shfaqur gjithnjë e më shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.