Hajde hajde la nam/ S’jam robot ja q**** r**t”, Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix me të shara…

Një lidhje me shumë pikëpyetje dhe diskutime. Marrdhënies mes Triksës dhe Donaldit, brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka ardhur fundi. Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij Bora.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimi i vetëm.

Në shumicën e kohës, Donaldi është ndjerë pishman për hapin e tij të nxituar, e pikërisht tani duket se ka shfrytëzuar një moment të dobët të Beatrix, për ti dhënë edhe goditjen finale, edhe pse këngëtarja tregoi një moment pjekurie, ditën kur në shtëpinë e Big Brother fluturoi parashuta për ditëlindjen e ishit të të dashurit të saj.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.

‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.

“Nuk jam unë as robot, as klloun ja q****a r**t, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi. “Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.

Fjalën klloun Donaldi e përmendi edhe gjatë show-t, duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të. Deklarata e tij u kundërshtua fort edhe nga Arjola.

Ky moment i lojës, ku Donaldi po bën gjithçka për të fituar çmimin e madh, duket se e bën të pamundur vazhdimin e lidhjes që nisi me shumë pikëpyetje në formë nxitimi, dhe hakmarrje ndaj Borës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.