Çfarë ndodhi midis vajzave? Egzona përlotet para Beatrix

Në “PRIME”-n e ditës së martë në spektaklin e “Big Brother VIP Albania” u diskutua ndër të tjera marrëdhënia e Beatrixës me Donaldin dhe problemet midis tyre. Kjo temë u trajtua duke u bazuar te klipi i bisedës së Donaldit me moderatoren kosovare Egzonën. Ai diskutoi me të rezervat për partneren e tij dhe gjërat që e shqetësonin.

Ndërkohë, pas përfundimit të çështjes së Donaldit dhe Beatrixit, duket se u lanë disa gjëra pa zgjidhur midis kësaj të fundit dhe Egzonës.

Ditën e sotme, ato kanë diskutuar me njera-tjetrën, ndërkohë që gazetarja nuk mundi t’i mbante dot as lotët teksa i shpjegonte Beatrix se nuk ka asgjë tendencioze me të.

“Më ka ardhur shumë keq, kur të dalësh jashtë do ta shikosh dhe do të më japësh të drejtë”,- tha ajo me lot në sy.

Nga ana tjetër Egzona nuk nguroi t’i jepte Beatrix disa këshilla lidhur me situatën e trazuar emocionale që ajo po përjeton. Ajo i sugjeroi të vendosë veten dhe lumturinë e saj të parën e mos t’i kërkontë ato ke dikush tjetër.

“Duhet të vendosësh veten përpara. Lumturinë, entuziasmin gjeje tek vetja dhe mos e kërko tek askush tjetër. Shprehe nëse je e mërzitur, mos i lër gjërat pa sqaruar”,- shtoi ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *