Gruaja e Ilirit flet për herë të parë për tradhtinë/ Shpirti ma di c’kam hequr….

Në një bisedë me emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, foli për herë të parë për tradhtinë, emocionet e saj dhe faljen.

Pas një diskutimi me Dom Mark Shtjefnin për deklaratën e Papës se tradhtia jashtë martese nuk është më e rëndë se krenaria apo urrejtja, bashkë-moderatoret Dalina Buzi, Rita Petro, Fatma Haxhialiu dhe Armina Mevlani, e përqendruan bisedën te një rast konkret i tradhtisë. Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela, u shpreh:

“Unë mendoj që në jetë mund të gabojmë, por gjëja më e rëndësishme është, sipas meje, falja. Nuk është një gjë e lehtë. Flitet shumë për tradhtinë, por nuk flitet kurrë për faljen. Është shumë e vështirë të falësh, por edhe shumë e vështirë që të kërkosh që tjetri të të falë. Unë nuk justifikoj te Iliri asgjë, megjithatë ai pati durim me mua dhe më lejoi që ta falja atë.”

E pyetur nga Dalina Buzi përsa i përket reagimit nga shoqëria dhe a do të kishte qenë njësoj reagimi në Itali, Emanuela tha: “Sipas meje do të ishte njësoj reagimi, absolutisht e njëjta gjë, sepse sot nuk jemi gati të flasim për tradhtinë. Nuk flitet kurrë për tradhtinë. Duhet kurajo dhe ta pranosh këtë gjë.”

“Ishte diçka që ne mes nesh e kishim zgjidhur këtë gjë prej disa vitesh. Për mua është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur. Sinqerisht nuk e prisja që të fliste në ato momente. Le të themi që ta shikoja nga shtëpia, të përballesha, nuk ishte e lehtë. Besoj se e ka bërë se kishte nevojë të ndihej vetvetja në 360 gradë, pa e gënjyer publikun që e shikon nga shtëpia. Besoj se ka qenë një shenjë e një besnikërie të madhe ndaj publikut.”

Emanuela tha se tradhtia “nuk ishte surprizë, sepse disa gjëra ndjehen që ka diçka që nuk shkon. Nuk është e lehtë të kesh kurajo të përballesh dhe ta diskutosh me partnerin tënd. Më duket e çuditshme ta them këtë, por ka vuajtur shumë edhe ai në një mënyrë që nuk e prisja. E shikoja dhe thoja që s’i ka mundësi që e ke bërë ti këtë gjë dhe po qan më shumë se unë?”

Në fillim të tetorit, gjatë njërës prej lojërat javore të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, në një komunikim Ariola Demirin, u pyet për “çmendurinë më të madhe në jetë” dhe tregoi për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën.

“Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë traumatike. Pati shumë sfumatura, nga e bukura te tragjikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën [sic] e thënë kështu…Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët.”

Balerini shtoi për raportin në fjalë: “Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse [ka pasur një çmenduri në jetën time] mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rrezik.”

Më tej, ai tha se ia dolën ta shpëtonin martesën në kohë. “Familja u shpëtua falë inteligjencës së gruas sime dhe zemrës së saj dhe intelektit dhe zgjuarsisë sime, që arrita të kuptoj që isha futur në një labirint dhe nuk kishte më kuptim të vazhdoja përpara pa ditur ku do të shkoja. Më mirë, urgjentisht, të kthehesha mbrapsht aty ku ishte drita, sesa të rrija në këtë labirint me shekuj të tërë, edhe pas vdekjes, duke qarë vetveten. Me të vërtetë, që edhe sot e kësaj dite do isha duke qarë vetveten buzë ndonjë trotuari, a fast food a nuk e di se ku dhe ndoshta nuk do të isha as këtu.”

Shaqiri e konsideroi momentin si një “goditje shumë të fortë” për martesën e tyre dhe familjen që kanë krijuar. ““Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emanuela, Emily nuk kuptoi asgjë.” /Revista Anabel

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *