Akoma të dua/ Bora ka një mesazh për Donaldin nga ditëlindja e saj…

Moderatorja Bora Zemani ka organizuar mbrëmë një festë tjetër ditëlindje, ku kishte më shumë të ftuar. Miq, kolegë, këngëtarë e fytyra të tjera publike, ishin në mesin e të ftuarve në festën e Borës.
Ndryshe prej herës së kaluar që kur Bruno filloi të këndonte këngën “Kush të ndau prej meje”, e që Bora u largua menjëherë, këtë herë ai e ka kënduar këngën “Akoma ty të dua”, e që Bora shihet duke kënduar bashkë me të.
Bora ka qenë një prej moderatoreve më të komentuara. Shkak për këtë ka qenë lidhja me aktorin Donald Veshaj, i cili tashmë është lidhur me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Ajo ka ftuar shumë miq e kolegë ne festen e ditelindjes se saj, si përshembull Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Bruno dhe Klajdi si këngëtarë, normalisht mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani, motrat Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, Aulona Musta etj.