Celin lulet në Big Brother Vip/ Donaldi i shpreh dashurinë Trixës: Sa e bukur je, do të ha fare…

Gjatë mbrëmjes së emisionit Prime, u duk se marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix pësoi një krizë të fortë. Beatrix u shpreh se Donaldi nuk i duket si më parë, pasi është ftohur ndaj saj dhe distancuar.
Debati vazhdoi edhe një ditë më pas, por duket se gjërat janë qetësuar tashmë dhe të dy e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Sfida e radhës për banorët ishte qëndrimi sa më gjatë nëpër kuti, teksa as në kuti Beatrix dhe Donaldi s’iu ndanë njëri-tjetrit.
Pasi filluan të ngacmoheshin e shtyheshin, Beatrix u dorëzua duke dalë nga kutia e saj dhe shkoi të qëndronte pranë Donaldit. Ky i fundit e ngacmonte nga brenda kutisë, duke i thënë se i ka sytë e buzët shumë të bukura.
“Sytë i ke fiksim. Buzën e ke të bukur, ta ha fare”- u shpreh Donaldi ndërsa Beatrix ia ktheu me shaka duke nënkuptuar se po të kishin qenë jashtë, s’do të ishte marrë me Donaldin.