Arbana strikte me Tan Bramën: Mund të largohesh që sonte nga BBV

Pas kërkesës së Arbrit ndaj Xheisarës që të mos kenë kontakt fizik, pamje që u transmetuan në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, nisi një debat me Tan Bramën.

Ky i fundit pretendon se Arbri nuk ia ka thënë bisedën siç duhet dhe ndaj ishte reagimi i tij i ashpër.

Debati mes tyre ka vijuar dhe mbrëmjen e sotme, Arbri është shprehur se ka marrë kërcënime e fjalë fyese nga ana e Tan Bramës.

“Ne këtu kemi ardhur vetëm, dimë të ofendojmë, të kërcënojmë e të jemi vulgar. atë nuk do ta bëj, tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin” ka thene Arbri.

Pas kësaj ka reaguar moderatorja Arbana Osmani duke ia bërë të qartë Tan Bramës duke i thënë:

“Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte”./T.Ch/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.