Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se koronavirusi Covid-19 mund të mpshtet tërësisht vetëm nëse e gjithë popullësia fiton imunitet.

Tolaj thotë po ashtu se shkalla e infektueshëmërisë së Covid-19 është më e madhe se sa e viruseve të kaluara.


“Nga kjo situatë mund të dalim vetëm duke e kaluar shumica virusin dhe fitojmë imunitetin, shton ai.

Tutje ai shpjegon dallimin mes virusit të tanishëm dhe atij SARS që ishte përhapur në vitin 2009.

“Gripi SARS i vitit 2009 kishte shkallë vdekshmërie më të lartë.

Por fati i mirë ishte se ai virus pësoi ndryshim dhe e ngulfati vetvetën”, thotë Tolaj.

“Gjithsesi shkalla e infektueshmërisë është më e madhe tek koronavirusi.

Kjo e bën problematik”, shton ai.

Tolaj bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet dhe të kemi kujdes në mënyrë që të kalojmë krizën.