“Pse po bën të madhe diçka që nuk është?”, Egzona dhe Beatrix debatojnë me njëra-tjetrën

Egzona Rafuna është një ndër banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila së fundmi është bërë pjesë e debateve të herëpashershme mes Donaldit dhe Beatrix.

Donaldi është hapur lirshëm me Egzonën dhe i ka treguar qëndrimin e tij për disa situata, mirëpo Egzona mendon se Beatrix i ka marrë për keq komentet e saj.

Moderatorja pretendon se e ka bërë gjithçka për të ndihmuar dhe nxjerrë mirë Beatrix, mirëpo i duket sikur këngëtarja ia marrë tendencioze.

Madje, vajzat patën edhe një debat së fundmi ku Egzona i është shprehur Beatrix-it ta mirëkuptojë dhe i ka sqaruar se është në anën e saj, megjithëse Beatrix i është ftohur në qëndrim sipas saj.

Nga ana tjetër, Beatrix është shprehur se s’ka pasur asgjë me Egzonën, madje i është betuar për mamanë e saj që s’ka patur hatërmbetje, ndaj s’e ka kuptuar pse Egzona e ka bërë kaq të madh një problem që nuk është.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.