Bashkimi dhe Alvisa drejt fejesës por Arjan Konomi nuk do të jetë i ftuar nëse bëjnë dasmë

Edhe pas largimit nga “Për’puthen” Bashkimi dhe Alvisa mbeten nga çiftet më të diskutuar në median online, dyshja dolën pak javë më parë së bashku nga “Për’Puthen” që për ta ka qenë një eksperiencë sa e bukur aq edhe me plot pengesa.

E padyshim nga një program aq i ndjekur sa “Për’Puthen” kurioziteti se çfarë do të ndodhë me ta pas programit është i madh, së fundmi në një intervistë për “N’fermë” ata kanë treguar më shumë rreth lidhjes së tyre.

“Nëse e zëmë se ju do fejoheni zyrtarisht pas disa javësh nga Për’puthen kë nuk do ftonit”- i ka nguc gazetari Ervin Kurti.

“Opinionistin e nderuar Arjan Konomi”– u përgjigj Bashkimi.

Kujtojmë se pas sherrit të bujshëm mes Alvisës dhe Hysenit, marrëdhënia e Bashkimit dhe Alvisës është krisur.

Arjani ka akuzuar Alvisën si “mashtruese” dhe se lidhja e saj me Bashkimin është fallco. këta të dy nga ana tjetër janë shprehur se Arjani ka shok Hysenin dhe mban anën e tij.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.