Beatrixi ulëret nëpër shtëpi Egzona të ka qejf/ Donaldi ja pret shkurt: Ik se s’ta kam qejfin…

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh i vendosi Beatrixin dhe Donaldin në një mision të fshehtë. Misioni ishte të dramatizonin situata të ndryshme brenda shtëpisë. Ato nuk duhet të kuptoheshin nga banorët e tjerë dhe nuk duhet t’i binin në sy njëri-tjetrit për misionin që kishin të dy.

Në misionin e saj Beatrix shigjetoi Egzonën dhe shfaqi hapur xhelozinë. Ajo tha se Egzona pëlqen aktorin, teksa i kërkoi të mos shoqërohej më me të. Donaldi, i cili nuk e dinte që dhe Beatrix ishte në mision, u shokua nga sjellja e saj.

Donaldi: Po tall b*then kjo apo ça? Nuk është normale. (I drejtohet Beatrixës) O gjigante…


Beatrix bërtet: Ju nuk mbushni mirë! O Zot më lini vetëm, dua të vdes e qetë, do rruaj kokën tani! Më lini të qetë!

Donaldi: E ka vërtetë apo jo?

Xheisara: Është mërzitur

Donaldi: Hajde çik këtu ti o

Beatrix: Nuk dua, nuk dua, nuk duaaa! Më lini!

Donaldi: Një sekond moj, e ke vërtetë? Betohu që e ke vërtetë? Betohu që ti këtë sjelljen e ke vërtetë?

Beatrix: Ajo të ka qejf ty, ik andej

Donaldi: Betohu që e ke të vërtetë këtë sjelljen

Beatrix: Nuk më bën sens tjetër

Donaldi: Po bën shaka me mua apo ça?

Beatrix: Nuk po bëj shaka

Donaldi: Po tall b*thën me nervat e mia?

Beatrix: Nuk po bëj shaka, pse duhet të nxehesh ti kur unë zihem me atë?

Donaldi: Është ndonjë lojë?

Beatrix: Jo nuk është lojë

Donaldi: Po ik pra mos na çaj b*thën (largohet)

Beatrix: Për kokë të mamit nëse largohesh më ngel hatri

Donaldi: Mos u tall me mua kot. Je normale ti?

Beatrix: Nuk po tallem

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *