Donaldi dhe Trixa drejt ndarjes/ Beatrix i dhuron puthje, Donaldi e injoron keq

Beatrix po përmbush një mision. Pjesë e këtij misioni janë provokimet që duhet t’iu bëjë banorëve tjerë brenda shtëpisë, por kryesisht e fokusuar tek Egzona dhe Donaldi.

Ajo është bërë gjoja se është xheloze për Egzonën ku në një moment i tha Donaldit se ajo e ka në qejf. Kjo bëri që Donaldi të preket nga sjellja e çuditshme e Trixës madje nuk po i besonte se e ka me të vërtetë.

Pas kësaj Trixa vendosi të shkonte t’i dhuronte një puthje për të parë se si do reagojnë banorët tjerë. Por veprimi i saj nuk u mirëprit nga Donaldi i cili nuk i kushtoi rëndësi puthjes së saj. SHIKO VIDEON

Siç duket banorët tjerë nuk e kanë kuptuar se provokimet janë pjesë e këtij misioni. Ajo së fundmi ka debatuar me Donaldin ku ka treguar xhelozinë ndaj tij për Egzonën.

Beatrix shpërthen në të bërtitura duke i thënë se Egzona të ka në qejf, derisa Donaldi nuk e besoi sjelljen e Trixës dhe i kërkonte të betohen në mamin e saj , gjë që Beatrix refuzoi ta bënte. SHIKO VIDEON

Kujtojmë se Egzona është banore e rë në shtëpi, pasi ka hyrë pak ditë më parë bashkë me Token tashmë të eliminuar, me Arbërin, Xheisarën dhe Tan Bramën.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *