‘Gafa” e Ilirit, acarohet Beniada: Nuk dini të shkruani shqip!

Loja “qytet, shtet” ka nxitur debate mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ata duhet të shënojnë emrat sipas shkronjës përkatëse ndërsa ishin te gërma “xh”, disa prej konkurrentëve kishin shënuar “gjirafën”, Iliri dhe disa banorë të tjerë këmbëngulnin se shkruhet me “xh”.

“Unë mbaj mend në shkollë, ishte me ‘xh’, por besoj se kohët e fundit është bërë me ‘gj’, tani thuhet ‘gjirafa’”, tha Iliri.

“Ju nuk dini të shkruani në shqip, pastaj më flisni mua italisht”, reagoi Beniada.

Ndërkohë, vetë Iliri, kishte shkruan “xhindosaurin”, që sipas tij është një lloj dinozauri, eshtrat e të cilit janë zbuluar në Mongoli.

“Unë marr 10 pikë, se e kam të veçantë”, tha konkurrenti, që me komentin e tij shkaktoi shumë të qeshura te banorët.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.