Ish fituesi i Big Brother: Një biznesmen donte të surprizonte Arjolën me 3 parashuta”

Anaid Kaloti kishte fituar Big Brother Albania 6.

Ditën e djeshme, i ftuar në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka, ishte ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti.

Emri i Anaidit u përfol shumë së fundmi, për shkak të hedhjes së parashutave dedikuar Donaldit së bashku me Kledi Hysën dhe Romeo Veshajn, që trazuan shumë ujërat në shtëpi.

Ndër të tjera, ai ka treguar se parashutat e realizuara nga ata, nuk kishin pse konsideroheshin “katastrofike”, pasi sipas tij, ato janë të herëpasherëshme në shtëpinë e “Big Brother” ai ka folur gjithashtu, se gjatë një bisede me biznesmen, i është kërkuar dërgimi i disa parashutave për Arjolën.

“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit, ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.”-nisi ai.

“Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta.

Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë.”

Arjola është një nga konkurrentet më të forta të shtëpisë, e cila është përfolur shumë për historinë e saj prekëse të të kaluarës në “PRIME”-n e kaluar, ajo kishte të drejtën e vetos lidhur me nominimin, duke vendosur të lejë në televotim Xheisarën, Egzonën dhe Dritanin.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.