Banori i Big Brother kërkon të dalë/ Ilirit gjoja i vjen keq për të…

Tan Brama nuk ka rivalë në Instagram nga banorët e Big Brother Vip. Koreografi i njohur ka 4.2 milion ndjekës, por është i bindur që nesër do ta lëtrë shtëpinë më të famshme në vend.
“Unë do të dal”,tha Tani, i cili mori më pas argumentin e Ilirit se pse nuk mund të dalë dhe mund të konsiderohet epik deri në një farë pike.
“Pse? Ke kërcyer, ke qenë aktiv, vetëm duhet të kishe folur pak më shumë”, i tha Iliri Tanit, me të cilin është shoqëruar shumë dhe ka improvizuar edhe disa koreografi.
“Megjithatë ka qenë një eksperiencë e bukur me njerëz të mrekullueshëm”,u shpreh Tani më pas në bisedën me Ilirin.
Tani është në nominim së bashku me dy nga vajzat që janë futur në të njëjtën mbrëmje me të, Egzonën dhe Xheisarën. Mbrëmjen e nesërme vendoset se kush do të dalë dhe ndryshe nga herët e tjera do jenë dy që do e lënë Shtëpinë e Big Brother Vip.