Beniada dhe Arjola bëhen cift ftojnë dhe Trixën/ Ik se jemi të ngopur me këto gjëra…

Dy konkurrentet e ‘Big Brother VIP’, Beniada Nishani dhe Arjola Demiri kanë treguar gjithmonë se kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, e madje herë pas here bëjnë edhe shaka të ndryshme.
Aktorja e njohur ia ndjek shakanë dhe i thotë se edhe ajo e dashuron. Duke qeshur me të madhe, që të dyja shprehen se janë “çifti më i ri i BB VIP”.
Beniada: Jam shumë xheloze, mos e shiko! Arjola: Jo nuk e shikoj! Beniada: As me një sy! Arjola: Ok, po me dy sy ta shikoj
Beniada: Jam xheloze thashë, do të nxjerr nga shtëpia. Arjola: Ok, më nxirr, më nomino. Beniada: Jo shpirt nga shtëpia jonë, jo nga këtu
Arjola: Okm nga shtëpia jonë. Pse kemi shtëpi bashkë ne? Beniada: Po. Arjola: Ok, kemi mace e qen? Beniada: Po, një mace
Beatrix: Çfarë po bëni? Monika: Asgjë, këto po puthen. Arjola: Çifti më i ri në Big Brother VIP. Beniada: Çifti më i bukur te shtëpia e BB VIP, Arjola e Beni, edhe dy gra mund të dashurojnë, nuk ka asgjë të keqe
Arjola: Asgjë të keqe nuk ka. Beniada: Të plasin nga inati. Dashuria është gjëja më e bukur në botë Arjola: Po, të na ekzekutojnë kur të dalim nga këtu, të na përjashtojnë nga farefisi.
Ti thjesht shko te prindërit, kërcet e thua mam, bab, erdha unë, e veç kur të plasë ndonjë tenxhere, ndonjë drru aty. Ik mallkuar qofsh
Beniada: Trixa do vish edhe ti me ne të përqafohemi e puthemi. Arjola: Nuk ka nevojë ajo, është ngopur.