E ëma e Beatrix habit me Postimin/ Bora duhet të bëjë bashkë të birin me babain e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë

Nëna e Beatrix Ramosaj, njërës prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother Albania VIP, që nga lidhja e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj, ka publikuar një story me disa nga komentet e bëra nga fansat në Instagram, ku ajo që është vënë re është moscensurimi i një komenti që flet për moderatoren Bora Zemani.

Në postimin në llogarinë e saj të “Instagram”, shihet një sreenshot i një komenti përgëzues për të dhe familjen e saj. Në foton e publikuar në story, Antigone Ramosaj ka shkruar: “Faleminderit nga zemra” Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të gjithëve, ka qenë fraza kushtuar ish-të dashurës së Donald Veshajt, Bora Zemanit.

Komenti i plotë: “Nuk e njoh Borën, vetëm se lexova një mesazh të një zonje nga Shqipëria që ia kishte shkruar kështu: Bora Zemani duhet të bëjë bashkë të birin me babain e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë. 4 kampionat mga Kosova e bukur aty po e drishin Shqipërinë me sukseset e tyre.. Krenarë të gjithë shqiptarët me sukseset e tyre kudo në botë. “

Ndërkohë komenti tjetër i postuar thotë se femrat shqiptare janë të paedukuara dhe se mëritojnë të kenë dënimin më të tmershëm “siç ka bërë dikur xhaxhi Enveri”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.